Teknologji

Përdoruesit e Samsung po mashtrohen me aplikacionin përditësues






               Publikuar në : 10:47 - 09/07/19 |
mapo.alm

Përdoruesit e Samsung po përballen me një aplikacion që vërtet kushton shumë, mbi të gjithë një aplikacion mashtrim. Sipas ekspertëve, nuk duhet të shkarkohet asnjë aplikacion me emrin “Updates for Samsung – Android Update Versions”.


Është një mënyrë që të tërheqë përdoruesit e gjigantit të teknologjisë “Samsung” për të përditësuar smatfonët nëpërmjet pagesës. Samsung siguron përditësime falas që shkarkohen në mënyrë të thjeshtë tek “settings”.



Ky aplikacion, i cili nuk ka lidhje me gjigjantin e teknologjisë i kërkon përdoruesve rreth 35 dollarë për tu shkarkuar. Ekspertët thonë se kjo “i bomardon” Samsung-ët me reklama dhe i ngadalëson celularët, ndërkohë që krijuesi fiton para me shumicë.

 


Etiketa: , , ,

Pas