Janë zbardhur detaje nga seanca dëgjimore publike para KPK e prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, i cili po përballet me procesin e vetingut. Gjatë fjalës së tij, përfaqësuesi i ONM-së, Theo Jacobs, ka deklaruar se nuk do të kishte dashur një prokuror si Arjan Ndoj.
Përfaqësuesi i ONM ka ngritur dyshimet e tij me pyetjen përse Ndoj u rikthye si prokuror në vitin 2008, pasi në deklaratën e tij, “thonit se fitonit 250 mijë euro në vit si avokat”.
“Meqenëse kam te drejtën të ndaj opinionin tim me ju, kur përgatitesha për seancën po mendoja nëse do doja të kisha një prokuror si ju. Po ta them qartë: Jo ! Kur ju u rikthyet në 2008 mbasi ishit pezulluar për disa vite kam kontrolluar deklaratën tuaj dhe ju në atë kohë deklaronit se fitonit 250 mijë euro në vit si avokat. Nuk e di se sa gjyqtarë nga 2005 deri në 2007 fitonin po aq sa ju? Shumë gjyqtarë do të kishin qenë të lumtur nëse do fitonin sa ju. Unë pyes pse ky individ do dojë të jetë prokuror kur krahasuar me pagën e prokurorit që fitonte 1 të dhjetën që ju fitonit si avokat?
Ju thoni që u bëtë prokuror sepse donit t’i shërbenit vendit dhe doni të kapni kriminelë. E di nga ky proces , por ju nuk jeni një prej tyre. Arsyeja e dytë ju lëvizni nën shoqërinë e personave te gabuar dhe kjo nuk do të thotë që ka lidhje me hetimet tuaja, por sidomos në Shqipëri këta persona që nuk janë dënuar, kjo është një përgjigje në një kontekst shqiptar”, tha Jacobs.
Për t’i dhënë përgjigje përfaqësuesit të ONM, prokurori Ndoj tha se titullin e magjistratit ai e ka fituar me mund. Për dyshimet mbi pasurinë e tij, Ndoj tha se “është e ligjshme”.
“Do bëj sqarim. Unë kam deklaruar 150 mijë euro të ardhura në vit si avokat dhe jo sa thatë ju. Titullin e magjistratit e kam fituar me shumë mund dhe djersë dhe u riktheva në punë pasi humbisja titullin për të cilin kisha luftuar gjithë jetën. Unë nuk u përkas revolucionarëve, por fakti që kam të ardhura të ligjshme është zgjidhja ime që u bëra prokuror.
Ky koment që bëni ju sepse unë i plotësoj kushtet ligjore dokumentare për prokuror. Ndjej keqardhje kur thoni 60% e prokuroreve nuk i përmbushin kushtet. S’kam asnjë kompleks inferioriteti të përballem me Theo Jacobs në nivel ekspertize, përvec moshës.
Mendoj se po te kishim punuar bashkë do kishe patur perceptim tjetër dhe ndryshe dhe jo kaq sipërfaqësor. Shkoni pyesni njerëzit se njerëzit na njohin.
Fakti se ky sistem s’ka dënuar ca nuk është argument që përdoret ne kete panel. Po them dhe diçka tjetër, në asnjë vend të botës nuk gjykohen gjyqtarët dhe prokurorët per vendimet e tyre, por per shkaqet dhe parimet. Kjo që thoni ju jane biseda kafesh” – u shpreh prokurori Ndoj.