Blog

Përfaqësuesi i OSBE për mediat ka hedhur poshtë ligjin e censurës së Edi Ramës





               Publikuar në : 21:40 - 13/01/20 |
Nga Aleks Martin Kapllaj

Vlerësimi i lartë që iu bë vendit tonë me kryesimin e kësaj organizate ndërkombëtare nga qeveria e jonë, e cila është në pushtet me votat e blera dhe votat e trafikantëve të drogës e zbehu edhe rolin e kësaj organizate që lufton per te drejtat themelore të njeriut për sigurinë dhe fjalen e lirë!


Megjithate, “pengmarrja” e kësaj organizate nga Rama dhe inkompetet e tij që ka përreth, nuk është në të gjitha strukturat e saj, për fatin tonë dhe te demokracisë së vendeve perendimore e evropiane! Sot perfaqesuesi i Lirise së Mediave të OSBE-së ka marrë sot dokumentet e kthimit ne parlament ligjin e mediave audiovizive dhe elektronike.



Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, priti sot nga Zyra e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dokumente shpjeguese mbi arsyet e kthimit në Parlament të ligjeve për Media audiovizuale dhe Ligjin për Komunikimi elektronik në Republikën e Shqipërisë.


Në funksion të ekzaminimit të ri të ligjeve nga Parlamenti, Përfaqësuesi konfirmon se ai është i gatshëm të vazhdojë të punojë me autoritetet e Shqipërisë për të përmirësuar ligjet, veçanërisht në çështjen e nivelit të gjobave dhe respektimin e parimit të proporcionalitetit si të parashikuara në të drejtën ndërkombëtare.

Përfaqësuesi kujton se asgjë në legjislacionin e ri nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. Ai shpreson që leximi i ri të lejojë sqarime të mëtejshme dhe përmirësim të ligjeve për të siguruar përputhjen e plotë të tyre me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.
VIENA, 13 janar 2020.


Etiketa: ,

Pas