Aktualitet

Përfitimet e një epidemie





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:35 - 18/03/20 |
mapo.al

Olivier Babeau*


Kriza e koronavirusit nuk ka mbërritur ende e plotë tek ne, por tashmë është e mundur të imagjinohet se çfarë e pret shoqërinë. Vdekjet, falimentimet e korporatave, rritja e përçarjes evropiane dhe shpërthimi i borxheve publike janë pasojat më të dukshme negative. Por është e mundur të mendohet se kjo ngjarje e paparë për nga madhësia e saj, indirekt, mund të ketë edhe efekte pozitive.



Historia është përplot me kriza të mëdha që patën efekte të qëndrueshme: mendoni për Luftën e Parë Botërore, e cila e bëri të domosdoshme punën e grave, për mungesë burrash, që solli një dinamikë të vërtetë të emancipimit të tyre. Në disa dekada, bilancin e Covid-19 ne do të kujtojmë vërtet si do të jetë ai, por më pak të errët për shkak të përfitimeve që mund të vijnë.


Në arsim dhe trajnim, gjërat mund të lëvizin si kurrë më parë. Shumë mësues e prindër do të jenë në gjendje të provojnë përfitimet e paisjeve digjitale për dhënien e korigjimin e detyrave të shtëpisë. Në arsimin e lartë, universitetet do ta kuptojnë se ligjërata të caktuara të dhëna në salla leksionesh të shtrenjta, mund të jepen në mënyra më të favorshme. Çfarë provimesh mund të bëhen në kompjuter? A do të shohim më në fund se një modernizim i vërtetë i mënyrave të transmetimit të njohurive do të sjellë kursime e përfitime të jashtëzakonshme në kostot strukturore të cilat mund të përdoren, për shembull, të paguajnë më mirë profesionet e mësimdhënies dhe t’i bëjnë ato më tërheqës?

Shërbimet online, të praktikuara më parë nga 3% e të punësuarve, do të kenë pësuar në hapësirën e disa muajve dyfishim e shumë më tepër, për shkak të mbylljes së transportit. Tani pothuajse një në katër punëtorë e përdorin atë. Shumë ndërmarrje fillimisht hezituese u detyruan të zhyten në këto zakone të reja. Punonjësit e kuptuan që me ndihmën e teknologjive të reja, mund të bënin një pjesë të punës së tyre nga shtëpia, duke kursyer kohë të çmuar të humbur çdo ditë në trafikun e ngjeshur rrugor. Më tej: një rritje e produktivitetit, një ulje e mungesave dhe një ekuilibrim më i mirë mes jetës profesionale dhe asaj familjare. Në mënyrë simetrike, ndoshta më të kujdesshëm për të mos humbur kohën e pranisë fizike, e cila është bërë më e çmuar, për shkak të aktiviteteve të panevojshme.

Telekonsultimi mjekësor pati ecur ngadalë. Përballë nevojës të imponuar nga pandemia numri i telekonsultimeve ka shpërthyer. Pasi të përfundojë eksperimenti, shumë pacientë nuk do të kenë më frikë të kalojnë nëpër këtë medium të ri për të kërkuar ndihmën e mjekëve të tyre.
Më në fund, pasi të kenë provuar ndërprerjet e furnizimit, kompanitë do të duhet të rishqyrtojnë varësinë nga furnitorët e tyre, duke e vendosur kriterin e afërsisë gjeografike përsëri në qendër të vëmendjes. Disa zhvendosje mund të priten.

Kinezët dhe japonezët fjalën “krizë” e shprehin me dy ideograma që kanë kuptimin “rrezik” dhe “mundësi”. Përballja me të parën nuk duhet të na ndalojë të shikojmë edhe të dytën. /Les Echos

*Autori është president i Institutit Sapiens në France.


Etiketa: , ,

Pas