Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 27 vjeçare pasi përfitonte para nëpërmjet mashtrimi.
Sipas policisë, e reja me inicialet J.B., banuese në lagjen “Lirimi” të këtij qyteti nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve zyrtare premtonte vende pune ose favore të ndryshme.
Njoftimi i policisë:
Vlorë-Informacion-
Pas transmetimit të mbrëmshëm, të një rasti në emisionin investigativ “Stop”, gjatë të cilit një shtetase mashtronte, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, persona të ndryshëm dhe nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve zyrtare u premtonte atyre vende pune ose favore të ndryshme, ju sqarojmë se: Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim shtetasen J. B., 27 vjeçe, banuese në lagjen “Lirimi”,Vlorë.
Vijon puna për kapjen e saj.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.