Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet me dushqe e halore të fshatit Koçaj të Bulqizës. Zjarri ka nisur që ditën e djeshme në vendin e quajtur “Shala e Pepës” mbi fshatin Koçaj.
Të dhënat paraprake thonë se sipërfaqja e përshkuar deri tani është rreth 50 ha dushqe e ah. Ndërkohë prej dy ditësh specialistët e shërbimit zjarrfikës po përballen me flakët, por e kanë pasur të pamundur neutralizimin e tyre. Në ndihmë u kanë ardhur edhe banorët e zonës.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa policia ka nisur hetimet.