fbpx

Aktualitet

Përfshihet nga flakët kodra në Duhanas të Beratit, tymi mbulon zonën





               Publikuar në : 13:48 - 29/09/19 |
mapo.alm

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në fshatin Duhanas të Beratit, ku deri më tani janë djegur së paku 1 ha shkurre e bimë të ndryshme kryesisht me fiq dhe ullinj.


Zjarri ka rënë në një zonë kodrinore dhe flakët po përhapen me shpejtësi, të ndihmuara nga era dhe pamundësia e një ndërhyrje nga ana e zjarrfikëseve për shkak të terrenit të vështirë. Zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm për hapjen e kullotave të reja nga çobanët.



Ndërkohë zjarrfikësit në vendin e ngjarjes po tentojnë që t’i afrohen zjarrit për ta shuar. Mbi zonë është ngritur një re e madhe tymi, që mund të sjellë edhe probleme me frymëmarrjen tek banorët.



Etiketa: , , ,

Pas