Një zjarr masiv ka përfshirë një lokal në qendër të Tiranës. Bëhet fjalë për një objekt që ndodhet shumë pranë kullës së Sahatit në kryeqytet.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe policia.
Flakët dhe tymi ka mbuluar zonën përreth duke krijuar panik edhe tek qytetarët. Zjarrfikësve i janë dashur disa minuta për të vënë zjarrin nën kontroll. Raportohet se nuk ka persona të lënduar.