Tiranë- Parkungu i një pallati në rrugën “Dritan Hoxha” është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Policia bën me dije se janë evakuuar banorët dhe po punohet për shuarjen e flakëve.
Gjithashtu në vendngjarje ndodhet dhe sherbimi i ambulancës në rast nevoje për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 31.05.2021, rreth orës 17:35, në rrugën “Dritan Hoxha” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.
Nga sherbimet e Policisë dhe sherbimet e zjarrfikses është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve dhe po punohet për fikjen e zjarrit.
Në vendngjarje ndodhet dhe sherbimi i ambulancës në rast nevoje për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.