Syri i Kalter në Sarande përfundon investimet. Parku është kthyer në pedonale dhe një vend mjaft i preferuar nga turistet e huaj.
Ndryshimet janë mjaft të dukshme, ku në pedonale është shtuar dhe korsi biçikletash, por gjithashtu është ndalur kalimi i automjeteve.
Përmes një investimi të Ministris së Turizmit ka perfunduar rikualifimimi i parkut dhe pritet të inagurohet brenda pak ditësh.
‘Shqipëria është një destinacion që duhet vizituar patjetër. Riviera është fantastike por edhe vendet historike si Berati e Gjirokastra. Është shumë shumë bukur dhe njerëzit janë miqësorë, mund të dalësh pasditeve të takosh njerëz të mirë dhe të ndihesh shumë i sigurt dhe mendoj se e ardhmja e turizmit këtu në Shqipëri është shumë e mirë.’- u shpreh një turist.
Shqipëria është një vend i pazbuluar dhe duhet parë me patjetër. Ka ushqim dhe njerëz shumë të mirë dhe tashmë që e vizitova kam një tjetër përshtypje për Shqipërinë nga çfarë e kisha më parë. Syri i kaltër fantastik me ngjyrat e tij, do ta mbaj mend gjithë jetën.’- u shpreh një turist tjetër.