Ashtu siç ishte parashikuar edhe më herët, miliarderi Jeff Bezos ka përfunduar me sukses një udhëtim prej 11 minutash në hapësirë.
Në një kapsulë të prodhuar nga kompania e tij Blue Origin janë nisur Bezos, vëllai i tij, një adoleshent 18-vjeçar dhe dy persona të tjerë.
“Ta shohësh Tokën nga hapësira, është një gjë që ju ndryshon. Ju ndryshon marrëdhënien tuaj me këtë planet, me njerëzimin”, tha Bezos për kanalin televiziv CBS.
Bezos ka themeluar kompaninë e tij hapësinore Blue Origin në vitin 2000, për të zhvilluar turizmin e fluturimit hapësinor.
Blue Origin pritet të nisë shitjen e biletave shpejt pas fluturimit të Bezos, por kompania nuk e ka zbuluar ende koston e një udhëtimi të tillë drejt hapësirës.
LEXO EDHE:
Jeff Bezos dhe 3 shoqërues udhëtojnë sot në hapësirë, fluturimi zgjat 11 minuta