Kryesore

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: PD të sjellë draftin, do e presim deri në fund








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:37 - 22/09/20 |
mapo.al

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik. Përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri u shpreh në prononcimin për mediat se opozita duhet të sjellë propozimet e saj për Kodin Zgjedhor, të cilat më pas, siç tha ai, le t’i dërgohen ODIHR-it.


“Opozita erdhi përsëri me të njëjtën qasje politike dhe retorikë të formalizuar në një letër pak më ndryshe se letra e parë. Edhe në rastin e administrimit zgjedhor ka qenë opozita që pavarësisht se kishte draft në tavolinë kundërshrtoi marrjen e opinionit. Ne themi hajdeni me propozime konkrete.Sillni propozime alternative lidhur me nenet që kemi prozuar. Ka ndryshuar Kushtetuta, Kuvendi ka një detyrë, nuk duhet humbur kohë. Propozimet në Këshill duhet të vinë me shkrim. U thashë merrni kohë shkoni në selinë tuaj dhe shkruani draftet dhe hajdeni në këshill. Tentativa si këto herë në anglisht dhe shqip  janë për të minuar këtë proces, për të bllokuar zbatimin e amendimeve kushtetuese përmes kodit zgjedhor. Ne nuk do ta lejojmë këtë, kemi emergjencë kohore, ligji duhet të plotësohet me aktet e nevojshme. I mirëpresim deri ditën e fundit. Procedura në parlament ka filuar, jemi të gatshëm të punojmë 24 orë në ditët që mbeten mbi propozime konkrete, u shpreh Gjiknuri.


Megjithatë përfaqësuesi i mazhorancës kujtoi se Reforma Zgjedhore duhet përmbyllur brenda afatit, duke lënë të kuptohet se në rast mungese konsensusi nga opozita, shumica parlamentare do t’i miratojë e vetme ndryshimet në Kodin Zgjedhor.



“Ne nuk do të lëmë vakum kushtetues dhe ligjor. Do të bëjmë çmos të gjejmë zgjidhje me opozitën por nëse ata nuk duan të bëhen pjesë dhe nuk duan të prononcohen në lidhje me pozicionet e tyre, qoftë dhe me pikat në atë draft ne patjetër do të vazhdojmë. Këshilli Politik është krijuar për shkak dëshirës së mirë për të komunikuar me një palë që nuk ka vota në parlament, bëri vetëvrasje.Patjetër do të vazhdojmë. Nuk mund të mbajë peng një organ konsultativ organin vendimmarrës”, tha ai.


Gjiknuri insiston se hapja e listave, sipas draftit të propozuar nga PS, është hapje 100% e listave të kandidatëve. “Formula jonë është për hapje 100% të listave. Kjo është hapje 100% sepse zgjedhësit i jepet e drejta të zgjedhë këdo. E kanë edhe shumë vende të tjera, ne e përshtatëm në terrenin tonë”, tha ai.



Etiketa: , , ,

Pas