Aktualitet

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj: 30 mln $ për rindërtimin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:43 - 22/09/21 |
mapo.al

Ka përfunduar këtë pasdite Mbledhja e Këshillit të Ministrave. Mësohet se qeveria ka dhënë 30 milion dollarë shtesë për rindërtimin. Lajmi është bërë me dije nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj pas përfundimit të mbledhjes






“Doja të ndaja vendimet kryesore. Duke filluar me vendimet për sa i përket rindërtimit. Siç e keni parë rindërtimi vazhdon me intensitet. Sot i kaluam Fondit Shqiptar të Zhvillimit edhe 30 milion dollarë për të vazhduar punët në terren që të plotësojmë atë angazhim që kemi marrë para qytetarëve,” u shpreh Ahmetaj, në një konference për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.


Ahmetaj bëri me dije se po ashtu se janë nënshkruar tre marrëveshje me qeverinë gjermane për 20 milion euro hua për rikonstruksion universitetesh.

“Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët dhe studentët e prindërit që kaluam 3 marrëveshje me qeverinë gjermane, brenda paktit të universitetit një shumë 20 milion euro hua, 8.5 milion euro grant që do të shkojnë në rikontruksion e efiçiencës së energjisë të godinave të universiteteve publike. Kemi filluar punën sa i përket paktit të universitetit, vijon me intensitet të plotësojë angazhimet e kryeministrin dhe qeveria. Këto ishin vendimet e rëndësishme,” deklaroi ai.




1




Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas