Monday, March 20, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Dy orë diskutime – Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, vendimet që u morën

by mapo.al
18/06/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PD. Pas rreth 2 orë diskutime, Kryesia e PD ka vendosur për një analizë të zgjedhjeve të 25 prillit në çdo nivel brenda partisë, nga çdo seksion deri në nivel qarku.

PD tashmë e konsideron 25 prillit si “masakër zgjedhore” dhe për të do të kryejë një analizë, ku fillimisht brenda 1 korrikut paraqiten rezultatet për çdo seksion e grupseksion. Për këtë do të shërbejë një grup pune në çdo degë.



Nga ana tjetër, brenda 5 korrikut është drejtuesi politik i çdo qarku që paraqet raportin në nivel qarku.

Më 10 korrik, raporti i plotë i zgjedhjeve të 25 prillit i kalon Kryesisë së PD.

Por kjo është vetëm faza e parë e analizës.

Pasi në fazën e dytë do të ketë një analizës së punës së çdo seksioni dhe grupseksioni, e me pas një ristrukturim të organeve vendore të PD.

Gjithë procesi i analizës brenda PD do të zgjasë deri më 30 shtator.

VENDIMI NGA KRYESIA E PD

MBI METODOLOGJINË E ANALIZËS NË NIVEL QARKU, DEGE, GRUPSEKSIONI DHE SEKSIONI PËR MASAKRËN ZGJEDHORE TË 25 PRILLIT 2021

Në mbështetje të nenit 53 të Statutit të PDSH-së, me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesia e Partisë në mbledhjen e datës 18/06/2021,

VENDOSI:

Analiza e masakrës zgjedhore të 25 Prillit do të realizohet në të gjitha nivelet lokale të partisë, duke nisur nga çdo seksion e deri në nivel Qarku.
Drejtuesi Politik i Qarkut, ngarkon dhe bashkëpunon me Degët e Partisë që brenda datës 1 Korrik 2021, të paraqesin analizën e rezultatit të zgjedhjeve për çdo seksion dhe grupseksion, duke analizuar parametrat e performancës në raport me objektivat e synuara, si dhe shkaqet, rrethanat, faktorët dhe të dhënat historike elektorale për secilin prej tyre. Për këtë qëllim, në çdo Degë të Partisë, ngrihet një grup pune, që ka në përbërje:

a) Kryetarin dhe Sekretarin e Degës;

b) Nënkryetarët e Degës;

c) Sekretarin Organizativ dhe Sekretarin për Çështjet Zgjedhore.

Grupi i Punës dhe/ose Drejtuesi Politik i Qarkut, në funksion të realizimit me objektivitet të analizës në fazën e parë, mund të mbledhë çdo organ vendor të Partisë, që vlerësohet i nevojshëm për shqyrtimin dhe analizimin e të dhënave të përpunuara. Përpara dorëzimit të Raportit në nivel Dege, Grupi i Punës informon Kryesinë e Degës për të dhënat e përgjithshme të analizës, dhe pasqyron në Raport çdo vlerësim apo konstatim të Kryesisë së Degës.

Brenda datës 5 Korrik 2021 Drejtuesi Politik i Qarkut paraqet Raportin përmbledhës të analizës në nivel qarku, sipas Formatit Tip të miratuar me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm, brenda 2 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Raporti i plotë i analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit i paraqitet për shqyrtim Kryesisë së Partisë brenda datës 10 Korrik 2021.

Në përfundim të fazës së parë të analizës, Sekretariati Organizativ i Partisë kryen fazën e dytë të analizës gjatë periudhës 11 Korrik – 31 Gusht 2021, në mënyrë të detajuar për çdo seksion dhe grupseksion, verifikon dhe analizon performancën e të gjitha niveleve lokale të partisë, evidenton mangësitë dhe nevojat për të nxitur rritjen e performancës.

Brenda datës 1 Shtator 2021, Sekretariati Organizativ i Partisë i paraqet Kryesisë së Partisë një informacion të plotë për gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave vendore të partisë, si dhe i propozon, sipas rastit, ushtrimin e të drejtës së ndërhyrjes sipas nenit 45 të Statutit dhe/ose nevojën objektive për zgjedhje të reja në strukturat vendore të Partisë. I gjithë procesi i analizës dhe, aty ku është rasti, i ristrukturimit të organeve vendore të Partisë, përfundon brenda datës 30 Shtator 2021.

Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Drejtuesit Politik të Qarqeve dhe Degët e Partisë, për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

LEXO EDHE: 

Basha flet në Kryesi: Demokratët të vendosur ta vazhdojnë betejën për demokraci

Tags: Analizakryesia e pdzgjedhjetZgjedhjet e 25 prillit

JU SUGJEROJME

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Next Post
Postimi që shkaktoi zhurmë, Adrola Dushi detyrohet të japë shpjegime (FOTO)

Postimi që shkaktoi zhurmë, Adrola Dushi detyrohet të japë shpjegime (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria
  • Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In