Përfundon numërimi i votave në Tropojë, bashki e cila mbetet bastion i PD. Sipas raportimeve në media, Partia Demokratike ka marrë 6443 vota, ndërsa PS 3094 vota.
Mësohet se në Kolonjë PS ka marrë 3666 vota, PD 2299 vota dhe LSI 768 vota.
Në Pukë ka përfunduar numërimi i 20 kutive të votimit dhe PS ka fituar me 2820 vota, PD me 2216, ndërsa LSI 279 vota.
Rezultatet e plota në Pukë:
KZAZ nr. 7 Pukë
5.914 vota të vlefshme
5 njësi adminstrative, 20 kuti
PS 2820
PD 2216
Lsi 279
PSD 569
LN 20
BD 20