THUMANË – Ekipet e emergjencave civile të asistuar nga Forcat e Armatosura, Forcat e Sigurisë së Kosovës si dhe njësi të posaçme ardhura nga vendet fqinje dhe ato të Bashkimit Europian, kanë përfunduar operacionin e kërkim shpëtimit në Thumanë.
Nga shembja e tre pallateve pas tërmetit shkatërrimtar 6.4 ballë orët e para të mëngjesit të ditës së martë, kanë humbur jetën zyrtarisht 23 persona. Viktimat janë nga familjet Cara, Çupi, Cakoni dhe Greku, të cilat kanë pësuar humbjet më të mëdha në jetë njerëzore.
Viktimat janë nxjerrë tashmë nga rrënojat. Ministria e Mbrojtjes njofton se nuk ka informacione për të tjerë persona nën rrënoja. Tre trupat e fundit të pajetë nën gërmadhat e pallateve janë nxjerrë orët e para të mëngjesit të sotëm.
Aktualisht në Durrës, kërkohet në 3 hotspot nga ekipet shqiptare, kosovare, greke, turke, italiane, rumune, franceze, izraelite dhe serbe.
Në total, tërmeti apokaliptik me epiqendër në Durrës ka shkaktuar 40 viktima dhe mbi 600 të plagosur. Lëkundjet e forta sizmike janë ndjerë në të gjithë Ballkanin si dhe në një pjesë të Italisë.
Personat që kanë humbur jetën në Thumanë, të identifikuar:
1. Ariela Lala 4 vjeç
2. Bukurije Leka
3. Erisa Cara
4. Fatmira Cuka 44 vjeç
5. Selvie Lala 77 vjeç
6. Saimir Greku
7. Kristjan Preçi 26 vjeç
8. Sardi Cuka 18 vjeç
9. Hajrie Vata 65 vjeç
10. Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç
11. Drita Cakoni 58 vjeç
12. Pëllumb Greku 57 vjeç
13. Çelike Grupieku 57 vjeç
14. Hajredin Çupi, 66 vjeç
15. Kastriot Cakoni