Juventusi ka kaluar në avantazh kundër Udineses në “Allianz Stadium” edhe pse me mungesën e yllit të futbollit Ronaldo.
Ishte sulmuesi i ri, Moise Kean, ai që shënoi për 1-0 në minutën e 11 të ndeshjes që e kaloi Juventusin në avantazh. Sërish i papërmbajtshëm ishte po ai, Kean i cili në minutën e 39 shënoi golin e dytë për Juventusin kundër Udineses në Seria A.