Aktualitet

Përfundon takimi me Ramën, Hajdari: Jemi për lista të hapura në zgjedhje







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:29 - 07/07/20 |
mapo.al

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me opozitën parlamentare. Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se nuk do ta votojnë reformën zgjedhore, pa u miratuar kerkesa për listat e hapura. Ajo tha se nuk ka një dakordësi me kryeministrin Edi Rama për reformën zgjedhore.


“Nuk tërhiqemi nga listat e hapura dhe nuk do mbetemi peng i 3 politikanëve. Duhet të kemi zgjedhje me standarte dhe cilësi. Lista e hapura janë të dobishme për zgjedhjet.


Duhet të kemi mbështetjen edhe të qytetarëve. Ne sot kemi edhe kontrollin e parlamentit, sepse Rama nuk i ka votot për reformën zgjedhore.



Pa patur lista të hapura, nuk ka shans që të miratohet reforma zgjedhore”, – u shpreh Hajdari.




Etiketa: , , ,

Pas