Aktualitet

Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë, Hoti konfirmon se ka konsensus për një marrëveshje nesër








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:54 - 03/09/20 |
mapo.al

Përfundon takimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Shtëpinë e Bardhë. Hoti deklaroi për mediat se nesër pritet të finalizohet diskutimi që kanë pasur delegacionet e shteteve gjatë dialogut në Uashington.


“Jemi takuar me O’brien dhe Grenell. Kishim një takim me presidentin serb gjithashtu. Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot.


Një gjë mund t’iu them që marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme asnjëherë nuk kanë ardhur dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë,” raportohet të jetë shprehur Hoti.



Gjithashtu, Hoti deklaroi se nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e diskutimit të territoreve.


“As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve”, ka thënë Hoti. “Ju nesër do të shihni marrëveshjen sepse kështu është diskutuar”, shtoi Hoti.



Etiketa: , , , ,

Pas