Aktualitet

Përfundon takimi Vuçiç-Kurti, presidenti serb: Më keq s’mund të ishte














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:25 - 19/07/21 |
mapo.al

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç të mbajtur sot në Bruksel.






Gjatë takimit kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka akuzuar Presidentin serb Aleksandër Vuçiç për kryerjen e tre gjenocideve ndaj shqiptarëve.


Ndërkohë Vuçiç e quajti takim të keq dialogun e sotëm në Bruksel, ndërsa tregoi se Serbia u pajtua me disa propozime nga ndërmjetësit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.







Mendova se ishte e pamundur të kisha një takim më të keq dhe sot u binda se ishte e mundur. Ne morëm propozime nga BE-ja që ishin harmonizuar me negociatorët tanë kryesorë. Serbia gjithashtu ra dakord plotësisht me atë që e propozoi BE-ja”, tha Vuçiç.



Aty ishin tre pika. Të intensifikohen përpjekjet e përbashkëta në identifikimin e personave të zhdukur, të përmbahemi nga situatat e mëtejshme që mund t’i rrisin tensionet në terren dhe që negociatorët të takohen rregullisht”, vazhdoi presidenti serb.



1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas