Kryesore

Përgatitja për fushatë, Rama mbledh socialistët në Zvërnec të Vlorës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:08 - 18/07/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë. Takimi me strukturat e PS-së është zhvilluar në Zvërnec, ku në fokus të takimit mësohet se janë përgatitjet për fushatën elektorale.



Nga fotot e publikuara në media gjatë takimit të kryeministrit, shihet se askush prej tyre nuk respekton distancën sociale, ndërkohë që kanë injoruar edhe përdorimin e maskës anti-COVID.





Takimi pas kritikave të Ramës për Lelin
Kujtojmë se pak ditë me parë Rama kritikoi punën e kryebashkiakut Dritan Leli. Brenda pak ditëve, ky është takimi i dytë i kryesocialistit me strukturat e PS-së. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama pranoi publikisht se ka pasur një debat me kryebashkiakun e Vlorës Dritan Lelin, ndërsa shprehet se si pasojë e tij, beson se ka gjetur mirëkuptimin për t’i ndryshuar gjërat për mirë.



Përplasja për Zvërnecin
Rama tha gjatë një prononcimi për një televizion lokal se debati ka lindur për çështje të disa ankesave në zonën e Zvërnecit por pa pranuar nëse janë çështje pronësie, e nga ana tjetër pavarësisht se e konsideron keqkuptim, për minuta të tërë ka përsëritur disa herë se ngaqë ka pritshmëri të mëdha nga kryebashkiaku, edhe në njëfarë mënyre është i pakënaqur me të, pavarësisht se këto nuk janë ekzaktësisht fjalët.

Lexo edhe :  Rama: Përgjimet e antimafias të servirura në media, një marrëzi

“Ne kemi pasur një takim, kjo është e vërtetë, është e vërtetë që është bërë dhe në Zvërnec dhe ju e dini që ka pasur një moment pakënaqësie në atë zonë të një sërë subjekteve që kanë investuar në infrastrukturë të lehtë mikrpitjeje për turistët ditor. Debati ka ardhur si rezultat i një keqkuptimi dhe është krijuar ideja se ato struktura do të prisheshin dhe ka munguar një komunikim efektiv dhe një zgjidhje e menjëhershme me Bashkia e Vlorës.

Kemi pasur një debat dhe kemi vënë pikat mbi ‘I’ lidhur me shumëçka që duhet përmirësuar, për gjithçka që mund të kemi për të përmirësuar. Unë nuk jam i kënaqur me asnjë madje as me punën time dhe nga Dritani që jam i kënaqur për shumëçka por jo gjithçka, por duhet të bëjë më tepër në këtë rast që duhet të punojë më shumë. Unë kam respekt për të, për shumëçka, por duhet të punojë akoma më shumë. Biseda është zhvilluar në mënyrë shumë të hapur, jam i bindur se të gjithë do përmirësojmë më tepër punën për qytetin e Vlorës, është bërë shumë punë por ka ende për t’u bërë”, – tha Rama.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas