Aktualitet

Përgatitje për luftë – Izraeli dislokon ushtrinë në kufi me Gazën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:52 - 13/05/21 |
mapo.al

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, ka dërguar përforcime rezervë në kufirin e Gazës, në zonën ku po ndodhin konfliktet. Izraeli ka vendosur trupa rezervë drejt kufirit të Gazës, për t’u përgatitur për çdo ndodhi edhe për një përshkallëzim të situatës.






3,000 trupa rezervë të ushtrisë janë thirrur për t’u paraqitur në kufi, thotë për BBC një zëdhënës ushtarak. Izraeli po shqyrton mundësinë për të futur kombësorinë brenda në Gaza.


Rezervistët gjithashtu do të forcojnë përpjekjet e policisë për të frenuar përleshjet në qytetet arabo-hebraike. Përleshje, të cilat kanë shkaktuar dhunë në rrugët e Izraelit midis hebrenjve dhe arabëve izraelitë.





Sipas BBC, Gaza kaloi mbrëmë natën e saj më të gjatë dhe më të vështirë, që nga lufta e 2014-ës.



Lexo edhe :  Protestat e palestinezëve, Netayahu shpall emergjencën në qytetin Lod

Synimet e Izraelit në zonën e Gaza, përfshijnë ndërtesat e inteligjencës, një bankë dhe skuadrën detare të Hamasit.



Mijëra izraelitë përsëri u grumbulluan në strehimore ndërsa sirenat shpërthyen në Tel Aviv.

Të paktën 83 palestinezë dhe shtatë personanë Izrael janë vrarë që kur filluan luftimet të hënën.

51


Etiketa: , , ,

Pas