Aktualitet

Përgatituni për “ditë ferri”, kjo javë me temperatura deri 43°C














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:20 - 21/06/21 |
mapo.al

Ashtu sic është bërë tashmë zakonë më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit rreth javës që presim përpara për të cilën duhet të përgatitemi për një “ferr” të vërtetë.






Kjo ndodh për shkak se vendi ynë parashikohet të ndikohet nga një valë e të nxehtit (masa ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut dhe pjesërisht edhe nga Afrika Sahariane).


Në këtë mënyrë moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përgjatë pjesës më të madhe të ditës. Por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare më tepër prezente përgajtë relieveve malore në lindje të vendit.





Këto vranësira ditën e Hënë në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive afatshkurtër.

Lexo edhe :  Temperaturat sot deri në 34°C - Parashikimi i motit


Ashtu siç duket dhe në tabelën bashkëlidhur, ajo që e bën të veçantë këtë javë janë temperaturat e larta dhe të nxehta me ditë të tëra, ku në orët e mesditës parashikohen (nga 39°C deri në 43°C).



Gjithashtu problematike do të jenë edhe temperaturat e mbrëmjes të cilat në zona të caktuara nuk zbresin poshtë vlerave 25°C deri në 27°C në vlerat minimale.

131


Etiketa: ,

Pas