Aktualitet

Përgjaken protestat në SHBA, 3 viktima dhe 1 i plagosur, policia iu bashkohet manifestuesve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:45 - 01/06/20 |
mapo.al

Dyqanet në shtete të ndryshme amerikane pastruan rrëmujën e lënë pas nga protestat e dhunshme të një nate më parë. Xhama të thyer, mallra të plaçkitura dhe biznese të djegura plotësisht, kjo është panorama që erdhi nga Shtetet e Bashkuara mëngjesin e së hënës.


Trazirat janë pjesë e zemërimit mbarë popullor që nisi si lëvizje për të kërkuar drejtësi për George Floyd, afroamerikanin që humbi jetën pas arrestimit të dhunshëm nga policia e Mineapolis. Tashmë situata ka dalë jashtë çdo kontrolli, po ashtu edhe kundërpërgjigja e Gardës Kombëtare.


Në manifestimet e fundit, 3 persona mbetën të vrarë dhe disa agjentë policie u plagosën gjatë shkëmbimeve me armë zjarri në Iowa dhe në Kentucky. Në të gjithë territorin amerikan ka pasur dhe qindra të arrestuar për shkak të përleshjeve të dhunshme.


Megjithatë raportohen dhe shembuj pozitivë me manifestime paqësore, pjesë e së cilave janë bërë dhe grupe të ndryshme policore.


Në New Jork, protestuesit dhe policia u ulën në gjunj në nder të George Floyd. Shembuj të tillë nga policia amerikane janë raportuar edhe në Washington, Chicago dhe Atlanta. Agjentët nuk i kërkonin manifestuesve që të shpërndaheshin, por të qëndronin në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre, sepse ajo që i ndodhi Floyd nuk duhet të përsëritet më. Por sigurisht duhet që organizimi i tyre të ishte paqësor. A2


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas