Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë këtë të shtunë në Durrës.
I riu me iniciale D.D. është goditur me thikë në lagjen 15. Një 17-vjeçar me iniciale J.B. është shpallur në kërkim si autor i ngjarjes, ndërsa arma e ftohtë me të cilën u krye plagosja u bllokua në cilësinë e provës materiale.
20-vjeçari u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, njoftuan burime zyrtare nga policia.
Ndërsa personi që e plagosi, akuzohet për vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë.
Burime policore thanë se plagosja ndodhi për shkaqe banale.