Të shtëna me armë zjarri janë regjistuar mbrëmjen e sotme para Drejtorisë së Policisë në qytetin e Gjirokastrës. Raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.
Dy lazaratasit fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin, por më pas kanë përdorur armë zjarri.
Nuk dihet ende shkaku i konfliktit mes tyre, ndërkohë që policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.