Aktualitet

Përgjaket Kalifornia, sulm me armë në San Hoze














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:41 - 26/05/21 |
mapo.al

Disa njerëz vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën kur persona të armatosur hapën zjarr në San Hoze, në Kaliforni të SHBA, sipas autoriteteve lokale






Zëvendës Sherifi i Qarkut Santa Clara Russell Davis foli për “disa viktima”, por tha se do të duhej kohë për të përcaktuar numrin e saktë.


Autori i dyshuar po ashtu është vrarë, sipas të njëjtit burim.







Incidenti me të shtëna ndodhi në zonën përreth një stacioni treni, pranë aeroportit të zonës.

Sipas kryetarit të Bashkisë së San Hoze, Sam Licardo, shumë njerëz po marrin ndihmën e parë. “Kryerësi nuk është më një kërcënim dhe objekti është evakuuar,” shkroi kryebashkiaku në Twitter.

Sipas mediave lokale, të cilat citojnë policinë , ka disa të vdekur dhe të plagosur, por numri i tyre mbetet i paqartë.

San Jose, një qytet me rreth 1 milion njerëz, është i vendosur në zemër të Silicon Valley, njihet ndryshe si shtëpia e disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në Amerikë.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas