Aktualitet

Përgjimet/ Bardhi publikon videon: Rama vetëm justifikohet!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:48 - 27/01/21 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku kujton përgjimet e publikuar vitet e fundit që kanë implikuar njerëzit e qeverisë Rama, nga Tahiri me Habilajt, tek dosja 184 dhe përgjimet e antimafias italiane së fundmi.





Bardhi thotë se Rama di vetëm të justifikohet dhe nuk mban përgjegjësi për asgjë.


Sipas tij kjo është qeveria më e korruptuar dhe më e keqe në historinë e Shqipërisë, dhe më 25 prill shqiptarët do ia tregojnë vendin. Për Bardhin askush s’e beson më Ramën dhe shqiptarët do votojnë për ndryshimin.




STATUSI NGA GAZMENT BARDHI


Sa herë njerëzit e tij kapen në përgjime në pazar me trafikantët e drogës, duke blerë vota me krimin e organizuar apo duke shitur tendera, koncesione dhe leje ndërtimi, Edi Rama vetëm justifikohet. Ai kurrë nuk di asgjë, gjithmonë sillet sikur i bien në qafë të tjerët.

Lexo edhe :  Mbërrijnë 7020 doza Pfizeri në Rinas- Rama: Do vijnë edhe të tjera vaksina

Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Ramën dhe justifikimet e tij. Ata e dinë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Askush nuk e beson më Edi Ramën. Në 25 Prill shqiptarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie dhe do të votojnë për ndryshimin!

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas