Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, duke komentuar përgjimet e publikuara nga “BILD”, i pyetur se si një kryetar bashkie i hap telefonin çdo njeriu, ka thënë se në kohë fushate, ja hap të gjithëve telefonin, sepse nuk duan të humbasin asnjë votë.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Dako theksoi se nuk e ka njohur asnjëherë fizikisht Astrit Avdylajn deri në vitin 2016, ndërsa pas këtij viti, kreu i Bashkisë së Durrësit, shprehet se e ka takuar si shumë njerëz të tjerë në qytet.
“Ne nuk duam të humbim asnjë votë, ndaj ju kam hapur telefonin dhe ju kam thënë “po po, do e shohim”. Nuk jam as prokuror, as drejtues policie. Unë hap ç’do telefonatë. Nuk e kam njohur kurrë Astrit Avdylajn fizikisht deri në vitin 2016. Mbas këtij viti e kam njohur si shumë njerëz në atë qytet. E dija që ka qenë i dënuar. Nuk ka qenë pjesë e stafit elektoral, thjesht simpatizant i shpallur i PS-së. Nuk është anëtar organizate, por simpatizant i PS-së.”, tha Dako.
Etiketa: astrit avdyli, Pergjime, reagime, vangjush dako