Aktualitet

Përgjimet e BILD/ Deputeti i PS: S’e njoh Astrit Avdylajn 














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:21 - 05/06/19 |
mapo.al

Ilir Ndraxhi, deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit, i cili përmendet në përgjimet e kreut të grupit kriminal të Shijakut Astrit Avdylajt, të publikuara sot nga BILD, mohon që të ketë njohje me Avdylajn.






Në përgjimet e siguruara nga gazetari gjerman, Peter Tiede dhe të publikuara ditën e sotme, Astrit Avdylaj bisedon me Arjan Ndraxhin, vëllanë e deputetit socialit, Ilir Ndraxhi. Temë e bisedës është pikërisht ky i fundit. Avdylaj insiston se do bëjë gjithçka të mundur që Ndraxhi të jetë pjesë e listës së kandidatëv të PS.


Ai thotë se ka bashkëpunuar fort me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Mirëpo, në një reagim për mediat, Ilir Ndraxhi thotë se nuk ka njohje personale me Astrit Avdylajn. I pyetur për raportin e vëllait të tij me kreun e grupit kriminal të Shijakut, ligjvënësi socialist thotë se nuk ka dijeni. “Nuk kam dijeni për përgjimet e publikuara. Jam i detyruar t’u hap telefonin qytetarëve. Astrit Avdylajn nuk e njoh”, thotë deputeti i PS, Ilir Ndraxhi.







LEXO EDHE:




Përgjimi i dytë i Bild: Avdylaj vendos për kandidatët në listën e PS



Përgjimi i tretë i Bild/ Avdylaj: Do e habis Ramën me rezultat 10:0

1


Etiketa: , , ,

Pas