Kryesore

Përgjimet e ‘Bild’/ Tiede: Rama është tërhequr nga padia, kemi dëshmi dhe prova të reja








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:43 - 21/04/20 |
mapo.al

Në një lidhje live për “Krasta Show” në Syri TV, gazetari i “Bild”, Peter Tiede rrëfeu për publikun shqiptar se si qëndron e vërteta e padisë së kryeministrit Edi Rama në drejtësinë gjermane.


Sipas tij, Rama është tërhequr nga padia, ndërsa shtoi se ka siguruar dëshmi dhe prova filmike të reja. Gazetari i “Bild”, Peter Tiede u shpreh se i qëndron ende publikimeve të bëra sa i përket dosjeve “339” dhe “184”. Më tej, gazetari gjerman theksoi se padia ka qenë ndaj Bild dhe jo ndaj tij personalisht.


Kur u informuat për tërheqjen e padisë?


“Zoti Rama më ka paditur në Frankfurt. Jam informuar që kjo padi nuk ekziston më. Kemi pasur shumë intervista me shumë dëshmitarë dhe mesa di unë, zyrtarisht nuk kam informacione, por padia nuk ekziston më”, tha gazetari gjerman.


I pyetur nga Adi Krasta nëse e priste me kërshëri një përballje gjyqësore me Ramën, Tiede u shpreh: “Do kisha dëshirë që të shkonte në një përballje publike, për më tepër që kishim dëshmitarë të rinj, regjistrime video dhe jam i trishtuar që nuk do kemi një proces gjyqësor”.


Gazetari Tiede shtoi se, padia e kryeministrit shqiptar ka qenë ndaj gazetës “Bild” e jo ndaj tij personalisht.

I qëndroni të gjitha publikimeve?

“Për ne nuk ka asnjë arsye që të tërheqim ndonjë gjë nga ato që kemi publikuar. Ne qëndrojmë pas atyre”.

Vazhdon Shqipëria të ketë një interes për ty?

“Ka disa vizita që qeveria shqiptare nuk është e informuar. Kam kontakte të ngushta me miqtë e mi shqiptarë dhe me funksionarë të lartë që janë detyruar të arratisen nga Shqipëria. Për momentin udhëtimet janë të ndaluara. Sapo të rinisin do të vij sërish”.-tha Tiede.


Etiketa:

Pas