Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj përgjimeve të dyta të publikuara të gazetës gjermane ‘Bild’, nga dosja “184” për zgjedhjet në bashkinë e Dibrës.
Ndërkohë që ai dëgjohet duke komunikuar me drejtorin e Qendrës për të huajt në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, Rama nxit prokurorinë që të vijojë intensivisht hetimet. Ai i ka konsideruar përgjimet ndërmarrje kriminale me në krye kryetarin e PD-së Lulzim Basha, me qëllim për të helmuar një popull të tërë dhe për të bllokuar negociatat.
“Por sidoqoftë, kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë, do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma”-ka shkruar kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Twitter”, duke mohuar kështu implikimin e tij në shitblerje votash.
Lexo edhe:
Etiketa: bild, Edi Rama, shitblerje votash