Aktualitet

Përgjimet e Zogut të Tiranës/ Dajana Shabani i ofroi 20 mijë lekë për të votuar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:06 - 28/12/19 |
mapo.al

Nëntë muaj hetime dhe përgjime të bisedave telefonike kanë zbërthyer veprimtarinë kriminale të Hermes Nikajt, ose siç njihet ndryshme me nofkën “Zogu i Tiranës”. Djaloshi shumë i njohur për shqiptarët si moderator në disa emisione televizive, menaxhonte disa vajza të reja, përfshirë dhe një 30-vjeçare që punon në Policinë e Tiranës me inicialet D.B, duke i gjetur klientë, biznesmenë dhe persona të tjerë të njohur, për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.


Zbardhen përgjimet e prokurorisë së Tiranës dhe vëzhgimet e kryera në terren, për këtë grup që shfrytëzonte vajza për prostitucion, ku pjesëmarrës nuk ka qenë vetëm Hermes Nikaj, i arrestuar, por dhe parukierja Anjeza Bena (në arrest shtëpie) edhe një vajzë tjetër me iniciale F.S.


Komunikimet tregojnë se Hermes Nikaj, në disa raste hyn dhe vetë në lojë, madje kryer herë pas herë marrëdhënie seksuale me një djalë të njohur në Tiranë, model, me inicialet F.P, të cilit i thërret “Dashnor”. Sipas hetimeve të njëjtën gjë bën dhe parukierja Anjeza Bena, e cila përfshihet në marrëdhënie seksuale treshe, siç ka qenë një rast në Maqedoni dhe në zonën e Liqenit të Thatë, ku Bena i ka çuar për marrëdhënie seksuale në banesë një vajzë me inicialet A.S, një personi të quajtur Armand, i cili sapo kishte ardhur nga Kanadaja. Nga vëzhgimi në terren që i ka bërë policia, Hermes Nikaj, del se ka kontakte të vazhdueshme me, Gugu Haxhiaj, e cila i është prezantuar publikut shqiptar si këngëtare si lesbike, dhe Dajana Shabanin, moderatore në disa emisione në televizionet shqiptare.


Ndër të tjera në këto përgjime është zbuluar dhe fenomeni i shit-blerjes së votave në zgjedhjet lokale për bashkitë, ku në 30 qershor 2019, Hermes Nikaj, telefonohet nga një numër që sipas verifikimeve rezulton të jetë, i Dajana Shabanit,e cila telefonon “Zogun” dhe së bashku bëjnë këtë bisedë, ku në këmbim të 20 mijë lekëve të vjetra Hermes Nikaj shkon dhe voton në qendrën e votimit që ndodhet në shkollën “Qemal Stafa” në Tiranë. Me tyre zhvillohet kjo bisedë:


Dajana: Zogu votove ti motra?


Zogu: Jo Akoma.

Dajana: Shko të lutem se më duhet shenja jote, ta çoj me foto, të kam motra zemër.

Zogu: Po mi.

Dajana: Se është orari që e fiks hajt, të japi motra njëzet mijë lekësh, shko.

Zogu :O sa mirë, kur tani ja për gjysëm ore.

Dajana: Ik motra se në orën shtatë mbyllën qendrat e votimit.

Zogu: Bëje gati njëzet mijë lekshin.

Dajana: Ta bën motra, ta bën motra, por merr edhe ndonjë këto grupin e gatshëm, votojnë këto?

Zogu: Ku di unë, ç’i du këto po votoj për vete, ta çoj më aplikacion po hec..

Dajana: Mirë. Po mere merre i çik motra një shoqe. Thuaji, merr dikë mamin vetë i dytë.

Zogu: Po po, bëje gati njëzetëshen.

Dajana: Mirë ta bën motra, ma ço më ashtu se mos rrej Zogu, se del aty për atë Allah.

Zogu: Për çfarë?

Dajana: Del kur nuk e ke votu.

Zogu: Qyqja unë thashë ta çoj me kështu gishtin moj…

Dajana: Shko, shko se e bën dhe me stilolaps, por halli është ta bësh tamam. Për zotin të del emri që nuk ke votuar. Për zotin betohem për gocën. Shko mere dhe mamin e shko voto se afër e keni. Te kush shkollë e ke ti, tek “Qemal Stafa”?

Zogu: Dy hapa e kemi..

Dajana: E mirë hik.

Ndërkohë dhjetë ditë përpara se të kryeneë këtë bisedë me Dajana Shabanin, Hermes Nikaj, personi i vetëm që po mbahet në burg për këtë çështje, telefonohet në 20 qershor 2019 nga një vajzë tjetër e ShoëBizz-it që njihet me emrin Gugu Haxhija. Kjo e fundit nuk ka asnjë lidhje në aspektin penal në këtë dosje prokurorie, por gjatë bisedës Haxhija i kërkon Hermesit, t’i gjejë ndonjë shoqe, për një shokun e saj. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Gugu: Sëmurë jam, më kanë ardhur ato…

Zogu: Nga humbe o jetë?

Gugu: Ja kam pas atë timin këtu. O jeta, e din pse të mora?

Zogu: Hë?

Gugu: Më çau bythën një shoku im në telefon “…më gjej një shoqe, më gjej një shoqe…”.

Zogu: Kur e do?

Gugu: Tani.

Zogu: Ja se të marr pastaj, se jam t’u fjet gjumë shpirt…

Biseda me modelin që Zogu e konsideron si dashnor…

Një ditë më pas Hermes Nikaj, në datën 21 qershor 2019 zhvillon në mëngjes një bisedë me një model me inicialet F.P, të cilin ai e konsideron si dashnorin personal. Pikërisht ky model është dhe mes bisedës që ata zhvillojnë së bashku diskutimi ka këtë përmbajtje:

Zogu: Hajt se derdhesh shpejt, sa ta fusin këto se je maestro ti, hec se s’ta qaj hallin.

Modeli: Po ajo është.

Zogu: E di unë e di. Hajt se shifna në darkë, o zemër mos harro ma merr një krem trupi, shpirtit tat.

Modeli: Po ta marr tani.

Zogu: Mirë bebi, hajt se shifemi në darkë…

Ndërkohë pas kësaj dite, në datën 22 qershor 2019 Hermes Nikaj, komunikon me një person tjetër që ndodhet në një bar-kafe tek “Unaza e re”, ku pikërisht ky person i kërkon t’i gjejë ndonjë vajzë dhe të mbarojë punë, por për shkak se ky person nuk ka shumën e plotë të parave, e lënë që të përmbushin misionin e tyre në ditët e fundjavës.

“…A je me ato bu**t, se janë 3 çuna nga Anglia…”

Pikërisht në këtë ditë, Hermes Nikaj rreth orës 22:51 telefonohet nga një person i quajtur “Geni”, ku ky i fundit i kërkon vajza, duke i thënë “…a je me ato bu**t aty, apo jo…”. Mes Nikaj (Zogut) dhe Genit, zhvillohet kjo bisedë:

Geni: Ej, a je me ato bu**t aty apo jo?

Zogu: Jo

Geni: S’je me asnjë bu**? Ej jena tre çuna këtu dhe na i gjen nja tre femna sonte, po i japim nga pesëdhjetë euro.

Zogu: Jo jo

Geni: Po u japim nga pesëdhjetë euro atyne vlla.

Zogu: Jo jo qyqja, ç’a thu ti me…

Geni: Kanë ardhur nga Anglia çunat o budall…

Hotel ishte gati…Por duhej, drogë dhe më pas seks

Pa kaluar 20 minuta nga kjo bisedë telefonike, një tjetër thirrje mbërrin në telefonin e Hermes Nikaj, ku mes një personi të paidentifikuar, i cili ndodhej në hotel vetëm dhe një vajzë që ndodhej në shoqërinë e “Zogut të Tiranës”, zhvillohet kjo bisedë me këtë përmbajtje ku veç kërkesës për seks ka qenë dhe dëshira për të konsumuar drogë:

Vajza: Çfarë bëre ti?

Djali: Do na gjesh ndonjë gjysëm, të vish ta pim ti q…robt.

Vajza: Iii mos më thuaj që je kështu ti?

Djali: Hajt se s’ika fare, ndenjta këtu i q…robt.

Vajza: Po ku je me kë je?

Djali: Jam vetëm në hotel

Vajza: Çfarë thua ore?

Djali: Ose merr ndonjë njëshe, gjej ndonjë njeri të na e sjelli

Vajza: Uaaa, po ti pse don me pi o jeta mo jeta, a ke pi ti sot?

Djali: Po s’kam pirë, por më pihet moj. Por po erdhe dhe ti do pi. Vetëm nuk pi, i kam q…robt.

Vajza: Jo mos pi jeta, për çfarë me pi.

Djali: Hajde hajde, një njëshe jeta.

Vajza: Çfarë plere që je, po ti paske marrë dhe hotelin qenke bërë gati. Po kujt ti them una?

Djali: Po hajde vetëm, gjej dhe ndonjë dhe hajde. Lëre Zogun, se më kapi paranoja tani.

Vajza: Ja jeta se të them unë, po ku të gjej t’i them ndonjërit…

“Mos më sillë atë të shëndoshën është psikopate”

Në datën 25 qershor 2019, rreth orës 10:00 të natës Hermes Nikaj (Zogu), ka telefonuar një person ende të paidentifikuar, ku së bashku kanë zhvilluar një bisedë për gjetjen e një vajze, por jo të shëndoshë si herën e parë, por me trup më të mirë…

Zogu: Kur do vish?

Personi: Po me kismet ndoshta vij më vonë

Zogu: Po më bëj një zile

Personi: Të bëj zile unë dhe e ke parasysh ti

Zogu: Po po hajde

Personi: …më shkruaj

Zogu: Si?

Personi: Në qoftëse do jesh, e ke parasysh me atë të shëndoshën, atë që ishim atë ditë, më thuaj, më shkruaj…

Zogu: Jo nuk është ajo, po s’është për gjë ajo po hec. Hajt se e di unë e di unë.

Personi: A okej, jo ajo që ishte atë ditë. Jo ajo psikopatja jo.

Zogu: Aha, atë tjetrën hajt se e di unë

Personi: …e dobta…e shëndosha

Zogu: Ma ler mua. E di unë, e di unë hajt…

Shqiptarja.com


Etiketa: , ,

Pas