Thursday, February 9, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Përgjimet/ Rama kërcënon me burg: Nuk harrohen ato që ndodhën

by ro ot
07/06/2019
in Aktualitet, Kryesore
1

Kryeministri Edi Rama, nga Ura Vajgurore ka folur për përgjimet e publikuara nga “Bild, ndërsa ka akuzuar opozitën për nxjerrje të sekretit hetimor. Ai tha se prokurorët dhe gjyqtarët e rinj që do dalin pas procesit të vetingut do t’i thërrasin para drejtësisë ata që kanë nxjerre pergjimet se sipas tij “nuk harrohen të gjitha ato që kanë ndodhur”.

“Lidhur me ato përgjimet e neveritshme, sepse nga njëra anë askush nuk mund të çohet dhe të thotë se ne kemi hapur gojën, lere të kemi ngritur dorën, për të penguar drejtësinë. Askush nuk na ka parë të marrim në mbrojtje këdoqoftë, por ia kemi lënë drejtësisë të vendosë. Ndërkohë që në aspektin moral ata që na akuzojnë dhe helmojnë çdo ditë gjakun e këtij mileti, janë ata të cilët, Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve e kishin të dënuar me arrest shtëpie, dhe e çonin përditë dhe e ulnin si të pafajshëm, dhe drejtonte Tatimet me pranga në duar nga shtëpia”.



Kryeministri tha se Basha është në hetim, këtu edhe në SHBA, duke iu referuar me gjasë kontratave të lobimit të PD-së.

“Ai që i udhëheq këto “gjyqe publike” është një i akuzuar kur ishte ministër, sot është nën hetim jo vetëm në vendin tonë por në SHBA për 1 milion dollarë që s’dihet nga erdhën, dhe del e kërkon revolucion real.. Luli, Luli, se nuk flas për atë tjetrin, plakun e marrë që Lulin e ka një nga tespiet e veta, por edhe tespiet e plakut Sali do të shpërbehen më 30 qershor”.

Nga ana tjetër Rama mbështeti deklaratën e drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela duke thënë se ajo shpjegoi me ekzaktësi gjithçka ka ndodhur me dosjen 339.

“Po dëgjoja kryeprokuroren, më shumë vonesë për fat të keq por ka shpjeguar ekzaktësisht arsyen pse këto zbulime të mëdha që janë abuzim i madh me ligjin dhe nxjerrjen e sekretit hetimor, për tu përdorur për politikë dhe kundër Shqipërisë, ndërkohë që duhej të kishte perfunduar hetimi me kohë. Dëgjoni kush janë personat që i kanë mbajtur në sirtar këto zbulime… ata i kanë çuar te partia për ti përdorur dhe për të shantazhuar këtë qeveri. Sepse ata i bashkojnë shumë gjëra, por edhe lufta kundër reformës në drejtësi.

Prokurorë që tmerrohen nga vetingu dhe politikanë që tmerrohen nga gjyqe që i presin nga ata që do kenë kaluar vetingun, do t’i thërrasin para drejtësisë, sepse nuk harrohen të gjitha ato që kanë ndodhur”, deklaroi Rama.

Tags: BurgkërcënimPergjimeRamavetingu

JU SUGJEROJME

“E kam të vështirë të gjejë fjalët”, Begaj ngushëllime në ambasadën turke
Kryesore

“E kam të vështirë të gjejë fjalët”, Begaj ngushëllime në ambasadën turke

08/02/2023
Astronomët mund të kenë gjetur një vrimë të zezë të rrallë që endet e lirë
Bota

Astronomët mund të kenë gjetur një vrimë të zezë të rrallë që endet e lirë

08/02/2023
Mbi 9.500 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri
Bota

Mbi 9.500 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri

08/02/2023
Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme
Bota

Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme

06/02/2023
Next Post
OBSH: 1 milionë raste të reja me (SST) çdo ditë

OBSH: 1 milionë raste të reja me (SST) çdo ditë

Comments 1

  1. Keli says:
    4 years ago

    Ju, zoti Rama, nuk ia hoqet imunitetitn S. Tahirit. E late me imunitet deri sa ai i manipuloi provat, rregulloi gjithcka, pastaj ia hoqet. Dhe prape po e mbroni.
    Ju nuk duhet te merreni me ata, qe kane nxjerre pergjimet, por me permbajtjen e pergjimeve. Ne demokraci ndodh gjithnje te “dekonspirohet” nje situate a nje ndodhi, qofte dhe nje pergjim. Rendesi ka permbajtje e “mallit” te “dekonspiruar”.

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • “E kam të vështirë të gjejë fjalët”, Begaj ngushëllime në ambasadën turke
  • Astronomët mund të kenë gjetur një vrimë të zezë të rrallë që endet e lirë
  • Mbi 9.500 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri
  • Ndahet nga jeta legjenda e futbollit kroat! Drejtoi edhe Prishtinën
  • Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In