Aktualitet

Përgjimet – Reagon ambasadori italian, Bucci: Gjyqësori të bëjë punën i pavarur








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:54 - 25/01/21 |
mapo.al

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci ka reaguar lidhur me përgjimet e telefonike nga policia e përtej detit ku doli në pah se si mund të bëhet biznes në vendin tonë përmes korrupsionit në nivelet e larta si dhe lidhjet me grupin kriminal të Ndragheta-s.



Përmes një postimi në ‘Twitter’ diplomati shprehet se mbështesim institucionet për hetim të pavarur, ndërsa theksoi se polemikat nuk ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës.


Statusi i Fabrizio Buzzi:




Italia është e do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh. Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës. Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë. Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët.




1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas