Monday, July 11, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Përgjimet/VOA: Dako s’kishte njohje rastësore me grupin e Avdylajve

by ro ot
05/06/2019
in Aktualitet, Kryesore
1

Në Shqipëri, disa përgjime pjesë e dosjes hetimore për grupin e vëllezërve Avdylaj, të dyshuar për aktivitet në fushën e drogës, e të botuara gazetën gjermane Bild, kanë rikthyer dhe një herë temën e lidhjeve të zyrtarëve socialist në Durrës me elementë të krimit dhe ndkimin e këtyre të fundit në fushatën zgjedhore të vitit 2017.

Përgjimet vënë në dukje lidhjet direkte që Astrit Avdylaj, kreu i grupit, mbante me kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, por dhe me kandidatin aktual të Partisë socialiste për Bashkinë e Shijakut Elton Arbana, si dhe angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota për Partinë Socialiste dhe një prej kandidatëve të saj, deputetin aktual Ilir Ndraxhi

Pas publikimeve të përgjimeve të para, në mënyrë të përsëritur kryetari aktual i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka mohuar njohjen tij me drejtuesit e grupit të Avdulajve, duke deklaruar se gjatë një fushate zgedhore ai takohet me shumë njerëz. Në të njejten linjë, atij i ka dalë në mbrojtje dhe kryeministri Edi Rama, duke folur gjithashtu për kontakte rastësore gjatë aktiviteteve elektorale.

Por publikimi nga gazeta gjermane Bild, i bisedave të përgjuara nga Prokuroria shqiptare, dëshmojnë se zoti Dako kishte shumë më tepër se një njohje rastësore me Astrit Avdulajn, madje dhe me një ish-të dënuar për vrasje Vath Alla. Madje Avdulaj rezulton të ishte në dijeni dhe të takimeve që Dako zhvillonte me kryeministrin Edi Rama.

Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë mo vëlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndejtur jeni kënaqur

Vangjush Dako: Ça bone

Astrit Avdylaj: Ça bëhet

Vangjush Dako: Mirë, mirë

Astrit Avdylaj: Nga je vëllai…

Vangjush Dako: Dëgjo

Astrit Avdylaj: Hë vëlla…

Vangjush Dako: Thuaj byrazerit që unë po iki në Ishëm tek ata çunat atje

Astrit Avdylaj: Jo pra tashi se do ta lemë një çik më vonë, se jam këtu me çunat unë (Vath Alla).

Vangjush Dako: Ku je ti?

Astrit Avdylaj: Këtej nga hipoteka me Anin (Ani Dyrmishi, drejtor në Durrës), Ani do vij të takoj një çik drejtorin apo…..?

Vangjush Dako: Ato Allat janë aty apo…?

Astrit Avdylaj: Po Vath Alla është këtu me mu drejtëpërdrejtë, e kam këtu live, përballë në tavolinë, po na dëgjon tashti.

Vangjush Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë.

Përgjimet zbulojnë se Avdulaj kishte kontakte të ngushta dhe me drejtuesë të tjerë socialist dhe dretuesë institucionesh. AI komunikon lirshëm me kryebashkiakun e Shijakut ndërsa koordinon me të një takim së bashku me zotin Dako dhe persona të tjerë, mes të cilëve dhe Ilir Ndraxhin, person që do të përfshihet në listat e kandidatëve të Durrësit dhe do të zgjidhet më pas deputet

Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit…alo?

Kryebashkiaku i Shijakut: Po, po, të dëgjoj, po.

Astrit Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i Lirit dhe Jupi. Do pim një kafe nesër në Durrës në orën 10:00. Prandaj të mora sot me një fjalë.

Kryebashkiaku i Shijakut: Atëhere, nesër në 10:00 do jemi 5 minuta te Pallati i Kulturës…. Pa merak pa merak.

Një tjetër përgjim tregon angazhimin direkt të Avdulajt për të mbledhur vota për kandidatin socialist, ndërsa flet me një votues

Astrit Avdyli: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë.

Votuesi: Ma the një dite tek shpija.

Astrit Avdyli: Që ta kesh të qartë, nuk duhet t’i thuash asnjërit, as Gon Dukës. Ne jena për PS-në, për Ilir Ndraxhin.

Ndërsa në bisedë me vëllanë e kandidatit socialist, Avdylaj flet për angazhimin e tij për një fitore 10 me 0 në zgjedhje, aq “sa të habitet dhe ail art”

Në një rast tjetër Astrit Avdylaj, telefonon Ivo Doçin, drejtor i kompanisë së ujësjellësit dhe kanalizimeve në qytetin e Durrësit, të cilit i kërkon listën e punonjësve që mund të jenë kundër kandidatëve socialist, të cilëve sipas tij u duhet bërë e qartë se mund të hiqen nga puna

Astrit Avdylaj: I du të gjithë ata emra që mund të kesh kundra.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I kam nda unë, i ke të ndarë komplet.

Astrit Avdylaj: A ashtu, këtë kërkoj unë.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I kam bërë para unë, kshu që i ke gati

Astrit Avdylaj: Eee ashtu. Kur të kesh kohë, se duhet me i thirr atyre që ti tundim nga një çik.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: E kuptoj, s’bëhet fjalë fare.

Astrit Avdylaj: O te puna, o të na japin votën, ose të ikin te shpija.

Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: As bëhet fjalë fare.

Avdylaj duket qartë se ka një ndikim të fortë te drejtuesit socialist lokal, ndërsa i telefonon me tone urdhëruese kryetarit socialist të Shijakut duke i kërkuar të ndërhyjë pranë drejtorit të Inspektoriatit të Ndërtimit në mënyrë që ai të anullonte një gjobë vendosur një biznesi.

Astrit Avdylaj: Po merre o vlla se ska qenë aty Vangjushi, ka shku ka vënë gjoba në fermë të Sukthit. Merre o vlla, thuj o ….. ke shku aty ke vënë gjoba ka 5 milion. Vangjushi s’është aty është në Zvicër ne Edin

Elton Arbana: Ke nai emër konkret? Kujt i ka von

Astrit Avdylaj: Kujt konkret? Thuj ke vonë gjoba në Fermë, ktheje gjobë. Se nuk është aty Vangjushi. Je tu bo gabim thuj or pis.

Elton Arbana: E mor unë tani direkt. E more vesh që më hoqën mua para na 1 javë.

Astrit Avdylaj: Unë se di kur kush si qysh tek

Elton Arbana: Më hoqën isha unë tek INUK, bëra dhe unë si këto edhe më hoqën fare.

Astrit Avdylaj: Nuk e di unë, po merre atë thuaj se Vangjushi është në Zvicër me Edi Ramën dhe s’du me e marr vetë.

/VOA

Tags: AvdylajdakoPergjimeVOA

JU SUGJEROJME

Banesat rriten me 60 për qind gjatë 10 viteve të fundit
Ekonomi

Banesat rriten me 60 për qind gjatë 10 viteve të fundit

11/07/2022
E rëndë/ Djali i vetëm në familje, rrëzohet nga skela ku punonte dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë/ Djali i vetëm në familje, rrëzohet nga skela ku punonte dhe humb jetën

11/07/2022
Tragjike/ 5-vjeçari fut kokën në tullumbace dhe vdes nga asfiksia
Bota

Tragjike/ 5-vjeçari fut kokën në tullumbace dhe vdes nga asfiksia

11/07/2022
Ndahet nga jeta mjeku dhe epidemiologu i shquar shqiptar
Aktualitet

Shifrat e 24 orëve të fundit, bien ndjeshëm rastet Covid

11/07/2022
Next Post
E shoqja e Gaz Pajës publikon foto nga dasma

E shoqja e Gaz Pajës publikon foto nga dasma

Comments 1

  1. Kolin, çun tirone dje-shtetas europjan sot says:
    3 years ago

    NGA DJE, KY SHTET KA MBARU.
    SHPRESOJ DITË MË TË MIRA PËR HALLEXHITË E POPULLIT TIM.

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Banesat rriten me 60 për qind gjatë 10 viteve të fundit
  • Shtohen të huajt, nga Italia deri në Britani, që kërkojnë punë në Shqipëri
  • E rëndë/ Djali i vetëm në familje, rrëzohet nga skela ku punonte dhe humb jetën
  • Tragjike/ 5-vjeçari fut kokën në tullumbace dhe vdes nga asfiksia
  • Shifrat e 24 orëve të fundit, bien ndjeshëm rastet Covid



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In