Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia doli mbrëmë në përgjimet e “Bild”, duke folur me shefin e komisariatit të Dibrës Robert Aga. Në një nga telefonat, Qefalia i nxjerr në telefon Robert Agës, ministrat Gjiknuri dhe Tahiri si dhe kreun e komisionit të Ligjeve Ulsi Manja. Atij i premtohet ngritje në detyrë në këmbim të rezultatit të mirë të zgjedhjeve në Dibër. Përgjimet janë pjesë e dosjes 184, përgjuar në 2016.
Në një status në facebook, Xhemal Qelafia ka konfirmuar se është zëri i tij në këto përgjime. Sakaq ai është justifikuar se ka folur në telefon me një shok fëmijërie që nuk është kriminel, madje është oficer karriere.
Statusi i Qefalisë në facebook:
Xhevahire nga Dibra !
Se lloqe Kavaje nuk shkon!
Të përgjosh dhe ta quash krim elektoral pse flet në telefon me një shok fëmijërie dhe shkolle madje ky shoku nuk është as kriminel as person pa integritet, por është ushtarak,oficer karriere!!!
Mirë që ligjet dhe institucionet nuk i njohin por këto kanë filluar të mohojnë dhe marëdhëniet miqësore dhe shoqërore ! Qofshin këto që janë!
Më poshtë keni dy përgjimet e Xhemal Qefalisë me Robert Agën, ku ndër të tjera shprehet: “Jemi ktu me kryeministrin dhe ministrat. Ku do me shku ti në Bulqizë?”
Përgjimi 3/Qefalia-Shefit të Policisë: Foli pak Tahirit dhe Ulsiut
Përgjimi 2/ Qefalia-Shefit të Policisë: Foli mirë Gjiknuri për ty