Aktualitet

Përgjimi 13/Drejtori i Arsimit: Mos të kemi llafe, votat i dua hapur






               Publikuar në : 17:08 - 17/06/19 |
mapo.al

Në përgjimet e publikuara nga “Bild” për fushatën e PS-së në Dibër, del disa herë drejtori i Arsimit, Drini Gjeci i cili merr urdhëra nga Pjerin Ndreu dhe më pas u bën presion mësuesve dhe drejtorëve të shkollave të votojnë PS-në.


Më poshtë audio-përgjimi 13 mes Drini Gjecit me mësuesin Lavdrim Murati

Drini Gjeci: Alo? Lavdrim Murati?
Lavdrim Murati: Po
Drini Gjeci: Drejtori i Arsimit…
Lavdrim Murati, Po si ja çon?
Drini Gjeci: A ke votu?
Lavdrim Murati: Jo akoma
Drini Gjeci: Po pse mo Lavdrim nuk ke votu akoma?
Lavdrim Murati: Po s’kam votu se thashë të lirohet njëherë radha
Drini Gjeci: Ça radhe?
Lavdrim Murati: Radha atje në votime
Drini Gjeci: Lavdrim mos të kemi llafe, votat i du haptas atje, mos të kemi llafe mo.
Lavdrim Murati: Ça flet o drejtor, s’bëhet…
Drini Gjeci: Mos më lër të pres (Nuk kuptohet) të gjitha votat që ke i dua.
Lavdrim Murati: Më vjen keq
Drini Gjeci: S’du më llafe
Lavdrim Murati: Të paskan sinjalizu gabimisht
Drini Gjeci: Unë këtë llaf po të them, ti e di vetë
Lavdrim Murati: Në rregull në rregull


Etiketa: , , , ,

Pas