Aktualitet

Përgjimi 7/ “Merri në telefon mësuesit, do votojnë ose ua q* robt”








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:24 - 17/06/19 |
ro ot

Audio-përgjimi me nr 7, i publikuar nga Bild është skandaloz. Drejtori i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi flet në telefon me drejtorin e Arsimit në Dibër Drini Gjeci të cilit i thotë se  të marrë në telefon të gjithë drejtorët dhe mësueset sipas listave që të votojnë për PS-në, në qoftë se duan të jenë në punë përsëri. Ai flet me fjalë të ndyra “duhet t’ja kujtoni 1 më 1 të gjithë mësuesve që keni pru simbas listave, nëqoftëse duan të jenë në punë ditën e hënë, nëqoftëse nuk duan të jenë në punë le të shkojnë në p*th të nënës se po ua q* ropt”.


Audipërgjimi 7 Arben Keshi-Drini Gjeci


Arben Keshi: Hë
Drini Gjeci: Hë mo si je? A je mirë?
Arben Keshi: Mirë si je ti? A je lodh?
Drini Gjeci: Nga pak, si ja çon ti?
Arben Keshi: Mirë kam qenë mirë. Hë mo si o puna andej or ti?
Drini Gjeci: Po mirë duket po mirë duket.
Arben Keshi: A ka lëvizje andej?
Drini Gjeci: Jo!
Arben Keshi: S’ka shumë ë? Mirë
Drini Gjeci: Jo
Arben Keshi: Ça ke bo ti?
Drini Gjeci: Hiç mirë, jo lëvizje madhe këtej, rrugëve
Arben Keshi: Jooo
Drini Gjeci: Po po po
Arben Keshi: Mesa duket su eci ene…
Drini Gjeci: Mirë duket ë?
Arben Keshi: Poo
Drini Gjeci: Mirë mirë. A thu ata drejtorët kanë qenë besnikë apo do t’i rregulloni më vonë?
Arben Keshi: Pff vallaj merri në telefon 1 nga 1, ditën e hënë merri të gjithë drejtorët në telefon dhe më raportoni kë keni marrë në telefon. Merri njëherë se jan t’u flejt gjumë. Përveçse me Gëzimin dhe me Arjanin me asnjë s’kam fol.
Drini Gjeci: Po mirë po ca t’i marrë Drini tani ca t’i thom unë atyre, ato janë gra, hale.
Arben Keshi: Or gra burra ça të jenë. Duhet t’ja kujtoni 1 më 1 të gjithë mësuesve që keni pru simbas listave, nëqoftëse duan të jenë në punë ditën e hënë, nëqoftëse nuk duan të jenë në punë le të shkojnë në p*th të nënës se po ua q* ropt.
Drini Gjeci: Çke ti i marrë unë tani në telefon
Arben Keshi: Mirë
Drini Gjeci: Hajd zotëri hajd shnet






Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas