Aktualitet

Përgjimi 8/Shefi i policisë Kamëz: Postblloqe për të ndalur votuesit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:40 - 17/06/19 |
ro ot

Në audio-përgjimin me nr 8 të publikuar nga Bild është telefonata e të deleguarit të PS-së në Dibër, Arben Keshi (drejtor në ministri) me shefin e komisariarit të Kamzës, Sali Skura. Biseda mes tyre vertitet rreth bllokimit të votuesve me banim në Kamëz që do shkojnë të votojnë në bashkinë e Dibrës. Shefi i policisë zotohet se do vendosë 3 postoblloqe për të bllokuar qytetarët që janë organizuar nga Xhelal Mziu i PD-së për të shkuar në Dibër ditën e zgjedhjeve.


Audio-përgjimi 8/ Arben Keshi në telefonatë me shefin e policisë në Kamëz, Sali Skura


Arben Keshi: Urdho
Sali Skura: Shef Beni si të kam? Saliu jam
Arben Keshi: Kush?
Sali Skura: Sala i Kamzës jam
Arben Keshi: Hë mo çkemi?
Sali Skura: Si të ka vllai?
Arben Keshi: Mirë si ia kalon ti?
Sali Skura: Hë u lodhe?
Arben Keshi: Hajd mo lodh
Sali Skura: Si ka shku?
Arben Keshi: Po mirë duket, na këputët ju të Kamzës
Sali Skura: Po e di
Arben Keshi: Bllokoni autobusat e Kamzës o shok
Sali Skura: Po pra nesër do vëmë postoblloqe policie, nga ora 03:00-03:30 kanë mend me u nis.
Arben Keshi: A keni ndonjë informacion sa njerëz janë nis?
Sali Skura: Nga ora 03:30 do nisen…I kemi marrë do masa…
Arben Keshi: Sa? A janë shumë?
Sali Skura: Po për zotin se di te 400 450 veta.
Arben Keshi: I ka organizue Xhelali ë?
Sali Skura: Po i ka organizu Xhelali të gjithë i ka çu sonte te turizmi në Lurë, më kupton?
Arben Keshi: E kuptova
Sali Skura: Maqellara si duket?
Arben Keshi: Po Maqellara mirë duket se sika nga Kamza atje, sika nga krahu i Xhelalit.
Sali Skura: Problem është Lura
Arben Keshi: Lura, Reçi besoj
Sali Skura: Lura, Reçi, gjithë krahu, gjithë ajo krahina atje. Po besoj që komisionerët i ke të gjithë në thes?
Arben Keshi: Po po
Sali Skura: Po qyteti si duket qyteti?
Arben Keshi: Qyteti mirë është, veç kjo pjesa këtej më Lurë Reç që bie Xhelali meee
Sali Skura: Po po, Melita nuk mund të bëj asgjë ë? me këto kodet me njëri-tjetrin ë?
Arben Keshi: Jo jo vlla nuk bëjnë do gjë atje.
Sali Skura: Se i pamë i ndoqëm sot gjithë ditën mo që në mëngjes, hajd të uroj fitoren.
Arben Keshi: As që bëhet fjalë me 450 vetë. Po sot ka ardh me njerëzit e tij ai në Lurë?
Sali Skura: Po po me njerëzit e vetë me këto minibusat. Kemi vendos postblloqe në 3 vende, dhe dje e bëm.
Arben Keshi: hmm e kuptova, mirë vetëm kjo pjesa e informacionit te këto zona, Lura, ta dimë pak a shumë.
Sali Skura: Po po kemi shenja që mund të shkojnë nga krahu këtej
Arben Keshi: Po po rrugës së parë që i bien andej po.
Sali Skura: Po
Arben Keshi: Mirë shoku mirë rrofsh
Sali Skura: mirë Beni suksese me fitore
Arben Keshi: Kalofsh mire




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas