Aktualitet

Përgjimi 9 i BILD/ Skura-Keshit: Bllokuam 7 autobusë me votues








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:41 - 17/06/19 |
mapo.al

Përgjimi i nëntë i BILD është i Arben Keshit, drejtor në Ministrinë e Brendshme, në bisedë telefonike me drejtorin e policisë në Kamëz, Sali Skura. Nga sa kuptohet, biseda telefonike është zhvilluar ditën e zgjedhjeve të parakohshme në Dibër, shtator 2016. Sali Skura telefonon Arben Keshin dhe e pyet për parashikimet si dhe pritshmëritë në zonën e Maqellarës. Gjithashtu, Skura, drejtor i policisë në Kamëz, i thotë Keshit se kanë bllokuar shtatë autobusë me votues të djathtë të cilët ishin nisur nga Tirana në drejtim të Dibrës, ndërsa të tjerët kishin arritur të kalonin me miqësi, siç shprehet Skura.


Biseda telefonike


Sali Skura: O Beni, Sala jam.



Arben Keshi: Po. Si ia kalove?


Sali Skura: Mirë. Hë mo, si duket?


Arben Keshi: Ku dimë gjë, mirë duket, por thesi i mbyllur.

Lexo edhe :  25 Prilli - Qeveria kërkon ta mbajë SPAK larg krimit zgjedhor

Sali Skura: Si duket situata?

Arben Keshi: Mirë.

Sali Skura: Nga pjesëmarrja si e shikon?

Arben Keshi: Aq sa kanë marrë pjesë vazhdimisht, aty te 52%.

Sali Skura: Si shkon Maqellara? Si duken parashikimet?

Arben Keshi: S’e di. Mirë, mirë na thonë të gjithë. është zonë e palexueshme.

Sali Skura: Po, po, e vërtetë.

Arben Keshi: A erdhën shumë mbrëmë këtej?

Sali Skura: Jo, jo, kemi bllokuar 7 autobusë.

Arben Keshi: I bllokuat eee?

Sali Skura: Po, po, të tjerët ia hodhën me miqësi…

Arben Keshi: Mirë atëherë…

Sali Skura: Me kujdes vëlla dhe me fitore.

Arben Keshi: Hajt faleminderit.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas