Aktualitet

Përgjimi i Artan Lames, Basha: Akt kriminal, ky është Edi Rama i vërtetë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:07 - 20/04/21 |
mapo.al

Kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh nga takimi elektoral në Kamëz se përgjimi që implikon drejtorin e Kadastrës, Artan Lame, për përdorim të legalizimeve për fushatë, është akt kriminal që duhet dënuar më 25 Prill me votë.





Basha u kërkoi banorëve të zonës votën gjithashtu duke premtuar se me të ardhur në krye të qeverisjes, procesi i legalizimit do të përfundojë njëherë e mirë.


Lideri i opozitës u shpreh se pas taktikave të Lames fshihet kryeministri Edi Rama dhe politika e tij që ka shkatërruar dhe zhytur  Shqipërinë në krizë.





“E dëgjuat si drejtori i Kadastrës me porosi të Ramës udhëzon që të shkojë derë më derë, “se do t’ua bëjmë legalizimin për vota”, por në fakt nuk do t’ua bëjnë. Ky është një akt kriminal sepse çdo shtëpi nga ato qindra mijëra që ai do t’i prishë pas 25 Prillit, është sakrifica e jetës dhe familjes. Premton legalizim kur në fakt qëllimi është t’ua prishë pas zgjedhjeve vetëm që t’ju marrë votën me mashtrim.



Lexo edhe :  Humbja e zgjedhjeve, Basha mbledh drejtuesit e 12 qarqeve

Ky është Edi Rama i vërtetë, që vetëm pak metra më tej firmosi legalizimin falas. Kjo është politika që shkatërroi vendin. Le ta marrë përgjigjen nga Kamza dhe gjithë Shqipëria. Me 25 Prill do ta largojmë duke votuar numrin 9 për të përfunduar procesin  e legalizimit. Për të gjithë ata që meritojnë dhe do të kenë me planin tonë përfundimin e këtij procesi, ora e ndryshimit nuk ka të ndalur”, – tha Basha.


LEXO EDHE:

Del përgjimi i Lames – Fushatë me legalizimet, 100 mijë ndërtime, 200 mijë vota

 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas