Aktualitet

Përgjimi i Lames – Meta: Skandal që duhet ndëshkuar, drejtësia të zgjohet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:55 - 20/04/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me audiopërgjimin e Kreut të Kadastrës, Artan Lame, i cili bë fushatë elektorale me legalizimet.






Meta thotë se në audiopërgjim provohet se për ‘Rilindjen’, shqiptarët janë ‘mish për top’, ndërsa zyrat e shtetit që paguhen me takstat tona, janë kthyer në strofulla të fuksave, banditëve, të korruptuarve, shkellësve të ligjit dhe ‘taksidarëve’ të biznesit kriminal të votës.


Më tej, Kreu i Shtetit i bën thirrje policisë së shtetit të bëjë kujdes dhe të ndalë përpjekjet për manipulimin e provave të flagrancës së krimit zgjedhor.





Agjencia Shtetërore e Kadastrës, kjo agjenci e rëndësishme e qeverisë instruktohet qartësisht sesi duhet t’i manipulojë, mashtrojë, apo mbajë me shpresë të kotë, pronarët e afro 100 mijë ndërtimeve pa leje, të cilët kanë aplikuar për legalizim.



Reagimi i Metës:



Një audio-përgjim tronditës, që provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa zyrat e shtetit, që paguhen me taksat tona, janë kthyer në strofulla të fuksave, banditëve, të korruptuarve, shkelësve të ligjit dhe “taksidarëve” të biznesit kriminal të votës.

Pres nga Drejtësia të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë, që meriton ndëshkim.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të bëjë kujdes dhe të ndalë përpjekjet për manipulimin e provave të flagrancës të krimit zgjedhor.

Mos e detyroni popullin të arrestojë të paudhët!

LEXO EDHE: 

Del përgjimi i Lames – Fushatë me legalizimet, 100 mijë ndërtime, 200 mijë vota

1



Pas