fbpx

Aktualitet

Përhapi panik për cunam në Durrës, arrestohet Xhuljana Aliaj





               Publikuar në : 09:41 - 29/11/19 |
mapo.al

Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, ka urdhëruar arrestimin e Xhuljana Aliajt, e cila ditën e djeshme përhapi panik në rrjetin social “Facebook”, se Durrësi do përmbytej nga një cunam.


Sipas Policisë në profilin e saj në “Facebook”, 25-vjeçarja shpërndau lajme të rreme për përmbytjen e Durrësit. Ajo u arrestua gjatë mbrëmjes. Pikërisht këto lajme bënë që shumë qytetarë të Durrësit të largoheshin drejt veriut ose jugut të vendit.



Njoftimi i Policisë:


Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit në vijim të masave të marra për parandalimin dhe ndëshkimin ligjor të atyre personave, të cilët nëpërmjet njoftimeve të rreme në rrjetet sociale, përhapin panik me lajme destabilizuese, ka vijuar intensivisht punën në evidentimin, dokumentimin dhe ndëshkimin ligjor të çdo rasti.

Në këtë kuadër, Drejtoria e Antiterrorit arrestoi në flagancë shtetasen Xhuljana Aliaj, 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Gjatë monitorimit të burimeve të hapura (rrjeteve sociale) nga struktura të Drejtorisë së Antiterrorit është konstatuar se shtetasja Xhuljana Aliaj, ka postuar nga profili i saj në rrjetin social “Facebook”, në linkun  https://www.facebook.com/xhulja.aliaj, shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëmërmjet efekteve të këtyre lajmeve.

Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me strukturat e tjera të specializuara në Policinë e Shtetit kanë evidentuar edhe raste të tjera për të cilat në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve përkatëse po vijon me procedimet penale dhe për çdo rast do informohet media e publiku.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të lajmeve që shpërndahen në rrjete sociale, të cilat krijojnë panik dhe fton cilindo që has në të tilla njoftime paniku të njoftojë menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 112, apo në Komisariatin Dixhital.

Në foto qytetarët e Durrësit, duke u larguar nga qyteti mbrëmjen e djeshme

LEXO EDHE: 

U arrestua për përhapje paniku, Dom Gjergji: Vajza të lirohet


Etiketa: ,

Pas