Aktualitet

Përhapja e koronavirusit dhe pikëpyetjet mbi fjalimin e Presidentit të Kinës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:47 - 16/02/20 |
mapo.al

Media shtetërore kineze publikoi një fjalim të 3 shkurtit të Presidentit Xi Jinping, rreth përfshirjes së tij në masat e marra nga vendi ndaj koronavirusit.


Fjalimi u publikua të shtunën. Zyrtarët lokalë kinez janë kritikuar mbi mënyrën se si e kanë menaxhuar situatën pas shpërthimit të virusit, ndërsa përfshirja e presidentit ishte minimizuar, deri tani.



Megjithatë publikimi i fjalimit të zotit Xi nuk sqaroi shumë prej pyetjeve mbi mënyrën se si është menaxhuar situata. Me sa duket Presidenti ka dhënë me 7 janar udhëzime mbi situatën dhe ka urdhëruar izolimin e provincës Hubei.


“Më 22 janar, në kushtet e shpërndarjes me shpejtësi të virusit e përballë sfidash për ta parandaluar e kontrolluar atë, bëra një kërkesë të qartë që provinca Hubei të zbatonte kontrolle të rrepta e gjithëpërfshirëse për sa i takon lëvizjes së njerëzve”, tha ai gjatë një takimi me udhëheqësit e lartë të Partisë Komuniste.

Publikimi i një fjalimi të 3 shkurtit të Presidentit kinez ishte një përpjekje e dukshme për të demonstruar se Partia Komuniste kishte vepruar me vendosmëri që në fillim ndaj situatës, por nxiti gjithashtu kritika mbi arsyen se pse publiku nuk u njoftua më herët.

Zyrtarë të qytetit të Huanit, qyteti ku u shfaq për herë të parë virusi si dhe të provincës Hubei u shkarkuan nga detyra për shkak të asaj që u tha se ishte një përgjigje jo e duhur ndaj situatës emergjente të shkaktuar nga virusi./VOA

 

 



CLOSE
CLOSE
Pas