Monday, July 11, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Përhapja e “Omicron” – Komiteti Teknik i Ekspertëve njofton masat e reja

by mapo.al
02/12/2021
in Aktualitet, Kryesore, Shëndeti
0

Shqipëria nga e hëna do të bëhet pjesë e shteteve që e kanë bërë vaksinimin me detyrim.

Komiteti i Ekspertëve pas analizës së situatës pandemike ka renditur administratën dhe pak sektorë të tjerë privatë që do të duhet të paraqiten në punë me certifikatën e gjelbërt.

Ekspertët kanë bërë të ditur se dozën e tretë përforcuese do ta ketë të drejtë ta bëjë çdo person mbi 18 vjeç.

Po ashtu për shkak të përhapjes së mutacionit Omikron në Shqipëri, çdo person që do të vijë nga Afrika e jugut do të duhet të karantinohet për 14 ditë.

Rakacolli: Bazuar në situatën epidemiologjike, faktin që jemi në stinën e dimrit dhe shtohet mundësia për marrjen e SARS-CoV-2, faktin tjetër të qarkullimit të virusit Omikron karakteristikat e të cilit janë ende të panjohura, në mënyrë që të frenojmë përhapjen më tej të këtij infeksioni, Komiteti Teknik i Ekepertëve ka vendosur:

-Nga sot çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të bëjë dozën përforcuese të vaksinës pasi ka kaluar 6 muaj nga doza e dytë

-Pas vendimit që u mor për vaksinimin e pedagogëve dhe të studentëve Komiteti ka marrë vendim që deri me 30 dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare që nuk janë vaksinuar duhet të vaksinohen pasi me 4 janar do të kërkohet karta e vaksinimit ose prova e testit PCR negativ çdo 5 ditë.

-Nisur nga fakti që Omikron është identifikuar në qytetarë që kanë pasur histori udhëtimi dhe kontaktesh me vende të Afrikës së Jugut si dhe faktin se akoma nuk është e qartë natyra e agresivitetit të virusit, masat e marra dhe nga vende të tjera të botës, Komiteti rekomandoi ndalimin e hyrjes së shtetasve të huaj me histori udhëtimi brenda 14 ditëve të fundit në vendet e Afrikës së Jugut duke filluar nga 3 dhjetori për 3 javë.

-Shtetasit shqiptarë rezident që hyjnë në Shqipëri dhe kanë histori udhëtimi 14 ditët e fundit para mbërritjes në vendet e Afrikës së Jugut do karantinohen në shtëpi 14 ditë dhe do monitorohen.

Ndërkohë mbeten në fuqi masat anti-Covid që kanë qenë deri më tani.

-Ora policore nga 23:00-06:00

-Kalimi në kufi me pasaportë vaksinimi, test PCR negativ brenda 72 orëve ose test i shpejtë brenda 48 orëve, provë e kalimit të Covid. Përjashtim bëjnë fëmijët deri në moshën 6 vjeç.

-Qytetarët rezidentë në Shqipëri që nuk kanë asnjë nga këto dokumenta në kufi do izolohen 10 ditë dhe në fund do bëjnë test

-Në aeroporte vetëm pagjerët që udhëtojnë, me maska.

-Përdorimi i maskave në ambjente të mbyllura ku nuk sigurohet distancimi fizik

-Grumbullime deri në 50 persona dhe aktivitete sportive e kulturore me prezencë spektatorësh 30% të kapacitetit.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 2,111,797 doza ku 965,964 janë doza të dyta dhe rreth 70 mijë të treta.

JU SUGJEROJME

Banesat rriten me 60 për qind gjatë 10 viteve të fundit
Ekonomi

Banesat rriten me 60 për qind gjatë 10 viteve të fundit

11/07/2022
E rëndë/ Djali i vetëm në familje, rrëzohet nga skela ku punonte dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë/ Djali i vetëm në familje, rrëzohet nga skela ku punonte dhe humb jetën

11/07/2022
Tragjike/ 5-vjeçari fut kokën në tullumbace dhe vdes nga asfiksia
Bota

Tragjike/ 5-vjeçari fut kokën në tullumbace dhe vdes nga asfiksia

11/07/2022
Ndahet nga jeta mjeku dhe epidemiologu i shquar shqiptar
Aktualitet

Shifrat e 24 orëve të fundit, bien ndjeshëm rastet Covid

11/07/2022
Next Post
Abetarja unike si regres mbarëkombëtar

Abetarja unike si regres mbarëkombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Banesat rriten me 60 për qind gjatë 10 viteve të fundit
  • Shtohen të huajt, nga Italia deri në Britani, që kërkojnë punë në Shqipëri
  • E rëndë/ Djali i vetëm në familje, rrëzohet nga skela ku punonte dhe humb jetën
  • Tragjike/ 5-vjeçari fut kokën në tullumbace dhe vdes nga asfiksia
  • Shifrat e 24 orëve të fundit, bien ndjeshëm rastet Covid



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In