Aktualitet

Përhapja e pandemisë, Afrika e Jugut do të lirojë 19 mijë të dënuar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:15 - 08/05/20 |
mapo.al

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa bën me dije se do të lirohen me kusht një numër i madh të burgosurish që paraqesin rrezikshmëri të ulët për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në institucionet e ekzekutimit të vendimit penal.


Nga kjo amnisti do të përfitojnë mbi 19 mijë të burgosur dhe kjo nismë vjen pas thirrjes që OKB iu ka bërë të gjitha vendeve për të ulur numrin e të dënuarve në burgje në mënyrë që rregullat e distancimit social dhe vetëizolimi në këto institucione të mund të kontrollohet.


Afrika e Jugut, e cila prej kohësh po lufton kundër krimeve të urrejtjes dhe dhunës ndaj grave dhe fëmijëve ka më shumë se 155 mijë persona të dënuar.


Vendi me popullsi 58 milionë banorë regjistron mbi 8200 persona të prekur nga koronavirusi dhe 161 viktima.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas