Lajmi fals që nxorri në rrugë mbrëmjen e së dielës gjithë shqiptarët, të trembur ndërkohë nga tërmeti i fuqishëm i së shtunës, shkon në dyert e Prokurorisë së Përgjithshme. Kryeprokurorja Arta Marku ka kërkuar nisjen e vlerësimit ligjor nga Prokuroria e Tiranës.
Në njoftim thuhet se “Arta Marku kërkoi nga Pokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët.”