Duke mos mjaftuar koha e keqe që po kalon te Interi, Perisic përballet me një tjetër moment jo të këndshëm. Nënkampioni i Botës ka rënë pre e një grabitjeje. Në shtëpinë e tij janë marrë 3 ora dore me vlerë të lartë. Ekzaktësisht, ora e tipit Rolex, me vlerë 20 mijë euro, Audemars Piguet me vlerë 50 mijë euro dhe Hubloti i tij me vlerë 20 mijë euro janë grabitur nga keqbërësit. Perisic ka bërë menjëherë denoncimin në policinë e Milanos.