Aktualitet

Periudha e fushatës dhe fondi i rindërtimit, shtesa buxhetore e pakushtëzuar për 11 Bashki














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:01 - 08/05/21 |
mapo.al

Open Data Albania po hulumton mbi shtesa për Transfertën e Pakushtëzuar për njëmbëdhjetë bashki përfituese nga Fondi i Rindërtimit, duke u fokusuar tek Transfertat e Pakushtëzuara të miratuara me Vendim të Këshillit të Ministrave në Periudhën Fushatë Zgjedhore 25 Mars deri 25 Prill 2021. Në analizë janë parë edhe data parazgjedhore nga 1 janari deri 25 Prill. Shtesa Buxhetore Transfertë e Pakushtëzuar për njëmbëdhjetë bashki nga Fondi i Rindërtimit për periudhën 1 Janar deri 25 Prill 2021 është 15 430 836 420 Lekë (pesëmbëdhjetë miliard e katërqind e tridhjetë milion e tetëqind e tridhjetë e gjashtë mijë e katërqind e njëzet lekë). Ne Euro rreth 124.44 Milion Euro.






Vetëm në 30 Datat Zgjedhore kjo Transfertë e Pakushtëzuar drejt bashkive të prekura nga tërmeti ka shënuar 8 574 636 507 Lekë (tetë miliard e pesëqind e shtatëdhjetë e katër milion e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e shtatë Lek). Në Euro rreth 69.1 Milion Euro.


Në katër muajt e parë Qeveria Shqiptare ka shpenzuar nga Fondi i Rindërtimit duke transferuar tek bashkitë si Transfertë të Pakushtëzuar 56% të totalit të Rindërtimit. Një pjesë e mirë për transferta tek Individi. Në vitin 2020 Qeveria Shqiptare u kritikua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar FMN për shkak të mosrealizimit të Këtij Programi. Në vitin 2021 shohim përqendrim realizim Fondi Programi i Rindërtimit në data zgjedhore, 25 Mars deri 25 Prill.







59



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas